Dokumentari i ri zbulon informacione tronditëse rreth Michael Jackson
Michael Jackson ishte një nga emrat ikonë në historinë e muzikës dhe kërcimit dhe trashëgimia e tij vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën.
Ndërsa artisti u kujtua kohët e fundit nga fansat në përvjetorin e tij të lindjes, disa informacione tronditëse u zbuluan përmes dokumentarit të ardhshëm,Who Really Killed Michael Jackson.
Në dokumentar, Orlando Martinez, detektivi i LAPD-së pohoi se ishte shumë e ndërlikuar vdekja e tij .Martinez tregoi se si profesionistë të ndryshëm mjekësorë e lejuan Michael Jackson të merrte ilaçet që dëshironte. Më pas ai pohoi se të gjitha ishin arsyeja pse këngëtari vdiq.
“Të gjithë këta profesionistë të ndryshëm mjekësorë e lejuan Michael të diktonte kushtet e tij, të merrte ilaçet që donte, kur i donte, ku i donte. Të gjithë janë arsyeja pse ai ka vdekur sot.”
Për më tepër, Ed Winter, ndihmës shefi i mjekësisë ligjore për LA County deklaroi se si Jackson kishte marrë drogën propofol në kohën e vdekjes së tij dhe se doktori i tij, Conrad Murray ka rrëfyer se propofol “ishte e vetmja mënyrë që ai mund të flinte sidomos kur po bëhej gati për një turne.
Winter zbuloi gjithashtu se si artisti krijoi 19 ID false për të marrë drogë.
“Ai kishte mjekë të shumtë, të ndryshëm me të cilët ishte i përfshirë dhe shkonte te ‘Doktori A’ dhe kërkonte një qetësues dhe më pas shkonte te ‘Doktori B’ dhe mund të kërkonte të njëjtin”, tha Winter.
Kirurgu plastik i Jackson, Dr Harry Glassman, pohoi se këngëtari ishte përgjegjës për vdekjen e tij, megjithatë, ai mori shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor. “Michael është përgjegjës, në një masë të madhe, për vdekjen e tij, por ai sigurisht kishte shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor.”
Nga ana tjetër, Murray deklaroi se nuk kishte asnjë ide se Jackson po konsultohej me një dermatolog apo ndonjë mjek tjetër dhe shtoi se këngëtari e bëri të dukej sikur ishte mjeku i tij i vetëm.
“Michael Jackson ishte një i varur nga droga dhe ai ishte mjeshtër në manipulim, sepse unë u manipulova nga Michael. Nuk e kam mundësuar në asnjë moment varësinë e tij”, u shpreh ai./Lapsi.al