Dokumentari i ri shokues: Tupac improvizoi vdekjen e tij. Si u arratis nga spitali dhe shkoi në…
Një dokumentar i ri pretendon se reperi Tupac Shakur është ende gjallë pasi e ka improvizuar vetë vdekjen e tij dhe iku në New Mexico, ku po mbrohet nga fisi Navajo.
Dokumentari pretendon se Shakur u arratis nga Qendra Mjekësore Universitare në Las Vegas në 1996, pasi improvizoi atentatin ndaj tij.
Regjisori Rick Boss, do eksplorojë teoritë e komplotit në dokumentarin e tij të ri “2Pac: The Great Escape from UMC”.
Pasi u qëllua rreth 4 herë, Tupac vdiq në spital gjashtë ditë më vonë, por Boss nuk e përkrah këtë teori. Ai mendon se Tupac shpëtoi nga Vegas duke ikur me një helikopter.
Sipas tij, fisi Navajo, i cili jeton në New Mexico, Arizona, Colorado dhe Utah ofrojnë një arratisje të përsosur pasi agjentët e FBI nuk lejohen në tokën e tyre.
”Kur agjenci të caktuara të FBI po kërkojnë për ju, ata do bllokojnë aeroportin. Kështu që ju nuk mund të udhëtoni jashtë vendit, dhe mënyra më e mirë për të shpëtuar është përmes një helikopteri, duke shkuar kështu në një shtet tjetër.”, tha ai.
Boss tha se dokumentari, i cili del vitin e ardhshëm, do të përqendrohet në rrethin e familjarëve dhe miqve të reperit dhe pretendon se nuk është një punë e trilluar.