Doktori i njohur: Seksi i parakohshëm mund të shkaktojë kancer, kush bën seks oral e anal është pervers
Mjeku gjinekolog më i njohur në Shqipëri, Shkëlqim Balili me një përvojë më shumë se 40 vjeçare ka bërë bujë në median shqiptare për shkak të deklaratave që ka shprehur. Ndër to është edhe konsumimi i lëngut spermatik.
“Ajo është spermatozoid, lëng seminal i spermës dhe është esencialisht proteinë, masë proteinike. Nuk helmohet” – e përfundoi gjinekologu shpjegimin e tij duke ngulmuar se nuk e ka promovuar konsumimin e tij.
Doktori shprehu se sheh shumë perversion mes të rinjve dhe jo vetëm, ku ndër to përmendi edhe seksin e parakohshëm për të cilin tha se mund të rrezikojë jetën me kancer për minorenët, për shkak të viruseve që mbarten në organet gjenitale ende të paformuara.
“Seksi bazohet në sistemin riprodhues dhe është vazhdimi i jetës. Marrëdhëniet e parakohshme, është alarmante. Do të thotë që organet gjenitale janë të paformuar.
Një risk deri në kancer. Maturiteti fillon 18-19 vjeç. Çdo seks që është në pubertet është perversion, anti shëndetësor, mbart me vete viruse, mikrobe, infeksione, psikologjinë e rëndë, shtatzëninë e padëshiruar”, tha ai për Abc.
Por jo vetëm seksi i parakohshëm, për mjekun gjinekolog Balili edhe marrëdhëniet anale apo orale janë perversion, për të cilat shprehu:
“Unë marrëdhëniet seksuale anale i quaj perversion. Dhe seksin oral e quaj perversion. Unë quaj sekse marrëdhëniet vaginale, për kënaqësitë seksuale dhe riprodhimin.
Për këtë, meshkujt në Shqipëri duhet të jenë atraumatik, të sjellshëm, ta krijojnë seksin biologjik me intimitet, jo mekanik”, tha ai.