“Doktori i Mrekullive” bëhet baba për herë të parë!
Aktori turk Taner Olmez, të cilin publiku shqiptar e njeh si Aliun nga roli i tij te “Doktori i mrekullive”, është bërë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij, Ece Çesmioglu, ka sjellë në jetë një vajzë, dhe mediat turke bëjnë me dije se aktori ka shpërthyer në lot nga gëzimi.
Çifti ka zbuluar se mes shumë emrave që kishin renditur, ka zgjedhur emrin “Zejnep” për vajzën e tyre. Aktori tregoi se personat me këtë emër kanë sjellë shumë fat në jetën e tij prandaj ka vendosur ta quajë vajzën kështu.
Kujtojmë që aktori i njohur dhe partnerja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në qershor të vitit të kaluar.
Bordo