Doka dhe Abazaj qetësojnë Tiranën
Tirana luajti dje kundër Besiktas, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të turqve. Kjo sfidë, e vlefshme për turin e dytë të Conference League prodhoi dominim të turqve, ndërsa Kristal Abazaj dhe Albi Doka ishin ata që shqetësuan jo pak bardheblutë.
Ata lanë ndeshjen para kohe për shkak të kontraktimeve muskulore. Në fund të takimit, stafi mjekësor i nënkampionëve të Shqipërisë ka bërë me dije se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
Të dy futbollistët do të jenë të gatshëm për takimin e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në kryeqytet. Si mbrojtësi i linjës ashtu edhe sulmuesi anësor, janë dy lojotarë të rëndësishëm për 26 herë kampionët e Shqipërisë.