Dojna Mema nxjerr kokën nga makina e Trim Jetullahut, era i zbulon gjoksin (Video)

 

Moderatorja simpatike e “Pop Culture” në “Top Channel” Dojna Mema duket se në emisionin e rradhës do të vijë me disa surpriza të bukura. Në një video të postuar nga partneri i saj në këtë format, Kelvi Kadilli, Dojna bëhet qendra e vëmendjes. Gjatë intervistës me këngëtarin nga Kosova, Trim Jetullahu të xhiruar në makinën e tij, Dojna e ulur në seldijen e pasme, në një moment çohet në këmbë dhe nxjerr kokën nga kabrioleja e makinës. Në këto momente era fryn dhe i hap bluzën duke i nxjerrë gjoksin në pah. Dojna përpiqej të mbulohej, ndërkohë që të tre e kanë marrë me sportivitet këtë incident, ndërsa janë duke lëvizuar me makinë, me Trimin në timon.

Dojna-Mema-2