Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli bashkë 24 orë në 24?

Prezantuesit e “Pop Culture”, Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli janë kthyer në çiftin më simpatik të prezantuesve televizizë të momentit. Ata e nisën sezonin e ri televiziv në “Top Channel” duke shkëmbyer puthje në buzë, duke dëshmuar kështu se janë të çlirët, dhe në televizion s’duhet të ketë më tabu. Por shihet se ata nuk janë thjesht kolegë por edhe miq të mirë. Në fund të vitit që lamë pas u fotografun në eventin e “Furla” në shoqërinë e njëri-tjetrit. Shumë në formë dhe të veshur me stil siç duket Dojna dhe Kelvi rrinë bashkë 24 orë në 24, dhe ky është sekreti i një bashkëpunimi të suksesshëm televiziv.