“Doja të ishte pjesë e jetës sonë por …”- E la katër vite pas martesës se ishte homoseksual, ish-bashkëshortja hedh në gjyq Elton John
Ish-bashkëshortja e Elton John ka ngritur padi ndaj këngëtarit.
Renate Blauel kërkoi urdhër ndalimi ndaj John, me të cilin u martua në vitin 1984 dhe u divorcuan 4 vite më pas.
Pas ndarjes Sir Elton u martua David Furnish, me të cilin ka dy fëmijë.
Blauel ka qëndruar larg mediave pas ndarjes, por John ka folur për keqardhjen që ndiente për dëmin që i shkaktoi.
Nuk dihet ende arsyeja e ngritjes së padisë, por këto masa zakonisht merren kur publikohen materiale private dhe intime.
Avokati i Blauel konfirmoi tha se klientja e tij “shpreson të zgjidhë çështjen në mënyrë private dhe miqësore”.
Bauel u njoh me Sir Elton në vitin 1983, në një shtëpi diskografike ku këngëtari po regjistronte albumin e tij “Two Low For Zero”.
Çifti u martua një vit me pas në Australi, ku Bauel u shpreh: “Ai është mashkulli më i mirë që kam takuar ndonjëherë.”
Por ata u divorcuan katër vite më vonë. Në një intervistë për revistën “Rolling Stone” në vitin 1976, i kishte pranuar se ishte biseksual.
Por në një tjetër intervistë, ai pohoi se ishte homoseksual dhe nuk i pëlqenin femrat.
Në vitet pas ndarjes, asnjëri nuk pranoi të komentonte ndarjen megjithë interesin e madh nga shtypi.
Ai foli për herë të parë për ndarjen në autobiografinë e tij.
“Për të qenë të denjë për dashurinë e dikujt, duhet të jeni mjaft i guximshëm që të jeni të sinqertë me veten dhe partnerin,”– u shpreh Elton John.
Në librin e tij, Sir Elton tha se ai kishte kontakte shumë të kufizuara me Blauel pas ndarjes së tyre, por e kishte ftuar atë të takonte fëmijët e tij sepse: “Doja që ajo të ishte pjesë e jetës sonë, dhe ne pjesë e jetës së saj, në një farë mënyre. Por ajo nuk donte dhe nuk insistova. Unë duhet të respektoj ndjenjat e saj.”
/Panoramaplus.al