“Doja të isha larg papërgjegjshmërisë”, – Lisa Kujofsa tregon pse u largua nga Klanifornia!

Rikthimi i aktores së njohur Lisa Kujofsa në programin Klanifornia u prit me mjaft dashamirësi dhe kureshtje nga publiku.

Mirëpo, që prej shtatorit të vitin të kaluar, Lisa nuk shfaqet në ekranin e Tv Klan.

Në një lidhje në Skype nga Italia, prej nga ku po jeton tashmë, aktorja ka treguar arsyet e largimit.

“Mua më merr malli për publikun. Klanifornia fatkeqësisht si të gjitha spektaklet me publikë nuk ka më publikë, që këtu fillon një mangësi, një ftohtësi. Shfaqet që janë me publik dhe duan reagimin e menjëhershëm, është vrastare, është shumë e vështirë. Unë për vete për shembull e ndjej shumë të vështirë, po nuk pata reagimin e bluaj në mëndje gjatë gjithë kohës dhe them me vete ‘o bo bo ç’po bëj unë këtu, ç’dua unë këtu’”, – ka treguar Lisa.

Më pas ka vazhduar: “Kjo mund të jetë një nga arsyet, arsyeja kryesore ishte që doja të isha në shtëpinë time dhe doja të isha larg një papërgjegjshmërie masive shqiptare për kundrejt situatës në të cilën ndodhemi. Nuk kam as turp dhe as frikë ta them. Më vjen keq që shoh të tilla situata. Ti mund të më besosh ose jo, që kur ka ardhur viti i ri unë kam ardhur vetëm një ditë jashtë se më duhet të bëja pazar se duhej ndonjë frut në shtëpi. Unë nuk kam dal sepse kam një lloj përgjegjshmërie, siç bëjnë të gjithë të tjerët që më rrethojnë”.

Tashmë, Lisa po realizon skeçe në YouTube, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.