“Doja të bëhesha balerinë”, rrëfehet Ilda Bejleri dhe jep një mesazh të rëndësishëm

Këtë sezon, moderatorja Ilda Bejleri u rikthye në ekran me emisionin e ri me titull të veçantë “T’ka mami yll”, dance reality-shown ku protagonistë janë fëmijët, por dhe mamatë e tyre.

Gjatë spektaklit të sotëm, moderatorja ka treguar më shumë për fëmijërinë e saj, detaje që nuk i dinim. Ajo zbuloi se kur ishte fëmijë, e nuk e kishte menduar ende se do të bëhej pjesë e televizionit, donte të bëhej balerinë.

“Unë mbaj mend e vogël që vëllai im dëshironte të bëhej futbollist dhe unë balerinë. Ndërkohë mamaja më frenoi në këtë pasion”, është shprehur ajo.

Ilda ka theksuar se kanë ardhur kohë shumë të vështira dhe kudo duhet të luftosh, veçanërisht në balet, duke iu dhënë një mesazh të rëndësishëm të gjithëve.

“Ka ardhur kohë shumë e vështirë, duhet të mbroni veten. Unë jam rritur në këtë botë. Nuk kam qenë vetë balerinë, por kam parë që gjithmonë ambicia e madhe të ndihmon të bëhesh një profesionist i vërtetë”, përfundoi ajo, duke shtuar se ‘lufta’ nuk mbaron kurrë, as në profesion, as në jetë.

/News31