Dogji të gjallë burrin dhe vjehrrën, kërkohet burgim i përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin dhe të dashurin e saj
Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin dhe të dashurin e saj, Kasem Pirjasi të cilët vranë me gjakftohtësi bashkëshortin e Hysnies dhe vjehrrën e saj. Pasi i kapën bisedat më të dashurin, Hysnija së bashku me të dashurin e saj qëlluan me sëpatë dhe vranë nënë e bir.
Krimi makabër ka ndodhur më 22 janar të vitit 2018, ku nënë e bir u qëlluan me sëpatë dhe më pas u dogjën nga nusja e shtëpisë.
Pasi u kap mat në tentativë për të zhdukur disa karta telefoni “sim”, policia arriti që të zbardhë ngjarjen e plotë të krimit. Kasem Pirjasi ka kërkuar nga Krimet e Rënda që t’i heqin arrestin pasi vrasja, sipas tij, është kryer vetëm nga Hysnia. Të dy rrezikojnë burgim të përjetshëm për shkak të krimit të kryer në bashkëpunim. Që nga viti 1995, është hera e parë që kërkohet dëmin i përjetshëm për një grua.