“Dogji” kot veten për Oltën, Alket Islami ka dy fjalë për sjelljen e të birit në BBV
Xhonatan Islami është një nga konkurrentët më të rinj në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Mirëpo këtë eksperiencë ai e nisi jo me këmbë të mbarë pasi që javën e parë është në nominim.
Kjo erdhi sipas një dënimi nga “Vëllai i Madh” pasi ndau informacione nga jashtë me Olta Gixharin, duke ndikuar në lojën e saj pastaj.
Në lidhje me këtë, por edhe me “debatin” që bëri me Luizin, pasi i zuri shtratin ditën që hyri në shtëpi, ka diçka për të thënë nga jashtë babai i tij, Alket Islami.
“Shoh një arrogancë dhe zhurmë shumë të madhe brenda. Aty duhet të ketë një festë.Jam dakord me produksionin sepse Xhoni për mua nuk duhet të thoshte asnjë lloj informacioni. Qoftë je mirë apo keq.
Pjesa tjetër që nuk më erdhi mirë ishte pjesa e krevatit. Ka tre katër derivate situatash. Arbri tha nuk do kisha luajtur nga vendi. Nëse ndodhte kjo, Luizi mund të konfrontohej. Djali im është i qetë ose merr flakë dhe mund të kishim reaksion dinamik.
Varianti tjetër ishte të çohej dhe të thonte kujt i flet ti kështu. Luizi erdhi i karikuar. Maestro shkon i thotë në derë Luizit dhe i thotë ka ardhur një djalë dhe i rriti moshën djalit duke thënë 32-vjeç”, deklaroi Alket Islami.