Dobësia e babi Gentit këtë herë e bëri të qajë “live”, siç dinë të bëjnë vetëm vajzat
I ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, Gentian Zenelaj rrëfeu betejën me Covidin, humbjen e të atit dhe periudhën e vështirë që kaloi, një intervistë kjo ku Genti u përlot disa herë.
Një prej tyre ishte kur Aria, vajza e tij i kishte dërguar një video-mesazh.
Vogëlushja shfaqej duke i rënë pianos e duke përshëndetur babi Gentin, i cili është shumë krenar që ajo po bëhet artiste. Madje në fillim të videos Aria i premton të atit se do të bëhet artiste e madhe.
“Dua që vajza të ketë prirje artistike, është shumë e rëndësishme, do rrijë gjithmonë me njerëz të butë, të duruar”-tha Genti.