
“Do vish tek shtëpia ime?”, Heidi refuzon Romeon?
Edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e edicionit të tretë të “BBV3”. Për këtë dhe banorët e shtëpisë kanë filluar të diskutojnë rreth planeve që kanë pas përfundimit të garës në “Big”.
Ka qenë Romeo dhe Heidi të cilët teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë, kanë diskutuar se çfarë do të bëjnë pasi të dalin prej atje.
Romeo është shprehur se Heidi do të shkojë të qëndrojë në shtëpinë e tij dhe lidhur me këtë Heidi duket se u tërhoq paksa duke e refuzuar kështu Romeon.
“E di që po tallesh me atë fytyrë, të njoh!”– u shpreh ajo.Sakaq më vonë ajo shton se fillimisht do të qëndrojë disa kohë me familjarët e saj.
Gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë marrëdhënia e çiftit jashtë shtëpisë.
kryefjala.com