“Do t’ju ndihmoj me gjithë forcat”, Morena Taraku premton diçka për të prekurit nga tërmeti

Kanë qenë të shumtë personazhet publikë që kanë dhënë ndihmën e tyre dhe janë solidarizuar me dhimbjen e të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë.

Këngëtarja Morena Taraku gjithashtu ka shprehur dëshirën për t’u sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë. Ajo do të ofrojë ndihmë të veçantë për të moshuarit dhe të sëmurët.

Morena-3

“Po mendoja për të moshuarit e të sëmurët… sepse e di sa e vështirë është të kesh dikënd të sëmurë në familje. Dhe doja të thosha: Të gjithë ata që janë të prekur nga tragjedia në Shqipëri dhe tani gjenden në Kosovë dhe kanë nevojë për barna dhe terapi që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe nuk kanë mundësi për t’i pasur ato le të më kontaktojnë mua në DM… Do jem këtu për t’ju ndihmuar me gjithë forcat e mia”, ka shkruar Morena në në një postim në ‘Instagram’.