‘Do t’i vras burrin dhe do bëj s*ks me motrën tënde para teje’, dalin kërcënimet shokuese të burrit që vrau ish-gruan shtatzënë

Pas vrasjes së 35 vjecares shtatzënë në Prishtinë kanë dalë në pah detaje shumë të rënda. Mësohet se Sokol Halili ka kërcënuar Hamide Magashin se do t’i vrasë bashkëshortin e motrës dhe do kryej marrëdhënie (me motrën) në prezencën e saj.

Këto ishin fjalët që viktima kishte raportuar tek organet e rendit në korrik të këtij viti, raporton “Kallxo.com”.

35-vjeçarja kishte raportuar vazhdimisht dhunë nga ish-bashkëshorti i saj si dhe kërcënime me armë nga ana e tij, pretendime të cilat ishin hedhur poshtë nga Sokol Halili.