“Do t’i vendos emrin e babait”, emocionon Besmir Bitraku pak para se i biri të vijë në jetë!
Aktori i njohur Besmir Bitraku ka ardhur këtë herë për publikun në rolin e regjisorit, duke sjellë në skenë shfaqjen e njohur “Përvjetori i ditëlindjes”, pjesë e të cilës janë disa nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare.
Së fundmi Besmiri ka ndarë disa detaje nga shfaqja, por foli edhe për jetën e tij private.
Ai pritet të bëhet baba për pak ditë, dhe ka zbuluar se do t’i vendosë të birit emrin e të atit të ndjerë, aktorit të njohur, Marko Bitraku.
“Për disa ditë bëhem baba. Do të bëhem me djalë. Emrin e ka menduar nusja dhe do t’ja vendos Marko. Në fillim menduam se ishte vajzë, e kishte ngatërruar doktori”, tha ai.
Bordo