Do të të mbeten sytë te fotot e thonjve të verës

Nëse të pëlqejnë thonjtë e thjeshtë, por edhe ngjyrat ne kemi disa ide që me siguri do ju pëlqejnë. Jo shumë të gjatë në gjatësi, forma të ndryshme dhe ngjyra të kombinuara bukur që dora të ketë hijeshinë që i takon.

Nuancat nude do jenë sërish trend edhe këtë verë, por edhe ngjyra rozë e lehtë, french-i me ngjyra, apo lyerja me ngjyra të ndryshme në secilin gisht. Këtë të fundit e sugjerojmë për ata që nuk vendosin dot dhe i duan të gjitha.

E kuqja ka nuancat më të bukura edhe për verën, vetëm duhet të tregoni kujdes që të mos shkoni drejt toneve të errëta./revistawho.com