“Do të na mungosh gjithmonë”, figurat e Top Medias kujtojnë me nostalgji themeluesin e saj Dritan Hoxha

Për Top Median, 16 tetori është një datë që do të kujtohet gjithmonë me nostalgji. Dritan Hoxha do të festonte sot 52-vjetorin e lindjes, ndërsa disa nga personazhet që prej vitesh janë pjesë e Top Channel dhe Top Albania Radio kanë dedikur disa fjalë për themeluesin e medias më të madhe në vend.

Arbana Osmani ka ripostuar një foto, ku shihet e shkruar: “Gëzuar datëlindjen, superman! Do të më mungojë gjithmonë!”

Luana Vjollca ka publikuar një nga fotot e tij, së cilës i bashkangjitet edhe moto: “Unë besoj akoma dhe besoj me gjithë forcat, prandaj vrapoj!”

DJ Vini ka bërë një dedikim të gjatë, duke shkruar: “Kemi qenë një ‘dorë e mirë’, që jemi ‘diplomuar’ në një ‘shkollë’, që s’kishte as literaturë, as orar mësimor. Dhe jam i lumtur që kam qenë nxënës tek ajo ‘shkollë’. Kishte vullnet, pasion dhe shumë punë aty. Shumë punë. Punë e mbikëqyryr në mënyrë të përsosur nga ai që ndërtoi “shkollën”. “Shkollë”, që nuk ma ha mendja se përsëritet më. Ishte ‘shkolla’ e Tanit!”

Po ashu eshte një prej spikereve të para të lajmeve në Top, e ka kujtuar Hoxhën me këtë postim në rrjetet sociale.

Edhe faqja zyrtare e Top Albania Radio ka dedikuar disa fjalë: “Sot përkujtojmë me mirënjohje themeluesin e Top Media, Dritan Hoxha, vepra e të cilit vazhdon të na frymëzojë.