‘Do të godas aty ku të dhemb zemra’, pjesëtari i TBA kërcënon Noizyn: Vdisni brenda 24 orëve (VIDEO)

Armiqësia e hershme e dy grupeve të hiphop-it shqiptar OTR dhe TBA kanë qenë gjithnjë në vëmendjen e publikut.

Ngjarja u thellua edhe më tepër mëngjesin e sotëm, ku lokalit të reperit Rigels Rajku (Noizy) iu vendos eksploziv në biznesin e tij.

Burime nga Policia e Durrësit thonë se nuk kanë arritur të zbulojnë element të rëndësishëm për hetimin, pasi Noizy është treguar i referuar gjatë marrjes në pyetje. Reperi ka deklaruar se ishte në gjumë kur ndodhi shpërthimi dhe nuk e ka drejtuar gishtin tek askush!

Ndërkaq, së fundmi, një anëtar i grupit që bën pjesë edhe Cllevio, TBA-së ka dalë më një kërcënim për Noizyn.

Më anë të një videoje, Benardin Simoni ose Biiemtii deklaron se Noizy do ta paguaj që preku një anëtar të TBA-së dhe e paralajmëron që do ta godasë aty ku i dhemb zemra. Biiemtii nuk mjaftohet me kaq ai e akuzon reperin edhe për pastrim parash.

“Përshëndetje miqtë e mi shqiptar. Një fjalë pata për këtë Noizyn edhe për krej grupin OTR. Ti e bone tënden me Cllevion, mirë s’ke bo, gjithsesi është rrethi aq i ngushtë i shoqnisë. Ta psh*rri karrierën.

Nëse duam ne, ti s’bën koncert as në Gjermani, as në Londër, as në Amerikë, as në Itali. Do ta paguash shumë shpejt dhe shumë keq, do të godas aty ku të dhemb zemra. Ti mund të kesh miliona euro por mos harro se je t’u pastru lekët e boloshave. Edhe mos të shkojë mendja se të mbron as ai në Athinë dhe as ai në Londër. Ata janë çuna të mirë, i respektoj, por kur vjen puna për një anëtar të grupit TBA ta bëj kafkën shportë. Po pastron lekët e atyre çunave, se t’i morr je. Edhe del thu nëpër mesazhe se ke 20 milionë euro, por t’i dy milionë euro ke o p*derast. Ne po lemë 400 mijë nëpër kazino. Do të godas aty ku të dhemb zemra dhe mbaje mend dhe sa për ju grupi OTR që doni me u kap me TBA, ju psh*rri në gojë nga tri herë, çdo ditë nga një herë dhe vdisni brenda 24 orëve. Unë jam Biiemtii, anëtar i TBA-së, të fala mamës,”– shprehet Biiemtii.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

G.MO/Shqiptarja.com