“Do shkoj në parajsë”- Ekspozoi të pasmet bombastike, reagon modelja pasi mori ‘like’ nga llogaria e Papa Françeskut

Lajmi se Papa Françesku i bëri like fotos hot të një modele braziliane është bërë viral.

Natalia Garibotto postoi një foto në Instagram e veshur si “studente seksi”.

Imazhi i saj i nxehtë mori mijëra pëlqime nga ndjekës të saj, përfshirë edhe nga llogaria në Instagram e Papa Françeskut.

27-vjeçarja ndau lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale dhe shkroi: “Tani do të shkoj në parajsë, mamaja ime nuk i pëlqen fotot kur ekspozoj të pasmet, por Papa i pëlqen.”

Sapo lajmi u përhap në mediat sociale me shpejtësi, “like-u” i Papa Françeskut u zhduk nga foto e Natalia Garibottos.

Nuk dihet kush i ka bërë like fotos së modeles, me gjasaj ndonjëri nga stafi i tij Papa Franceskut.

/Panoramaplus.al