Do realizonin fantazitë e shfrenuara seksuale të një të panjohuri, por dy burrat hyjnë në shtëpinë e gabuar. Pronari hap sytë dhe i sheh me hanxhar sipër kokës
Dy burra, që ishin punësuar për të realizuar fantazitë e shfrenuara seksuale të një të panjohuri, kanë hyrë në shtëpinë e gabuar.
Ata u futën në dhomën e gjumit me hanxhar dhe duhet të gjenin të panjohur të lidhur dhe me të brendshme.
Por kur hynë brenda gjetën një burrë tjetër dhe zbuluan se kishin shkuar në adresën e gabuar.
Dy burrat nga Sideny kërkuan falje dhe u lërguan nga dhoma e gjumit sapo kuptuan gabimin.
Ata duhet të realizonin fantazinë e një klienti, por ky i fundit ishte zhvendosur në një adresë tjetër rreth 50 km larg pa I lajmëruar dy burrat.
Kur banori i shtëpisë vuri re dritën në kuzhinën e tij në orën 06:15 mendoi se ishte një mik që vinte çdo ditë për të pirë kafen e mëngjesit.
Pasi burrat thirrën emrin e klientit të tyre, ai ndezi dritën dhe pa dy burrat duke qëndruar sipër shtratit të tij me hanxhar.
Kur kuptuan gabimin e tyre, një prej tyre i kërkoi falje dhe më pas u larguan.
Ata shkuan në adresën e saktë ku u pritën nga klienti i tyre. Megjithatë aty erdhi policia dhe i arrestoi që të dy të punësuarit.
Pasi dolën në gjykata u vendos se provat tregonin që veprimet e tyre nuk ishin të qëllimshme.
“Ishte marrëveshje mes tyre që klienti gjysmë i zhveshur do të lidhjes dhe do goditje me fshesë,”- tha avokati i një prej të akuzuarve.