“Do më tregonte një sekret”, Graciano: Heidi është lojtare e fortë, Romeo nuk ka pëlqim për të
I ftuar në ‘Ftesë në 5”, Graciano Tagani ka rrëfyer sot shumë më tepër detaje nga eksperienca e tij në “BBV”.
Duke i qëndruar besnik mendimeve personale që e kanë shoqëruar edhe në shtëpi, Graciano është shprehur se Romeo është i paformuar dhe pavarësisht komenteve se e ka ngritur me zgjedhjen për ta çuar në nominim, me kutinë e Pandorës, ai ka shtuar: “Unë e dija shumë mirë që Romeon edhe krahët e arta t’i vendosësh, prapë nuk do fluturojë dot aq larg”.
Ai ka treguar gjithashtu se Heidi ka qenë shumë e mërzitur për daljen e tij dhe se pak para largimit, ajo i ka thënë në vesh se loja po niste, e madje se do të ndante me të një sekret.
Graciano shprehu keqardhjen që nuk mundi ta dëgjojë vazhdimin e Heidit, por shtoi se ka bindjen se ajo është një lojtare e fortë dhe se Romeo nuk ka pëlqim për të.