“Do më mungosh profesor”. Lamtumira prekëse e Alvaro Mortes për ‘La Casa de Papel’

Alvaro Morte i ka dhënë lamtumirën serialit që ka thyer rekorde: La Casa de Papel. Me një video në lëvizje nga sheshxhirmi i sezonit të pestë të serialit, Alvaro ka zbuluar se sapo është larguar pas përfundimit të xhirimeve për finalizimin e historisë që u kthye në sukses të ekranizuar.

“Duke u larguar nga seti i ‘La Casa de Papel’ për herë të fundit. Fjalët janë të pakuptimta. I jam mirënjohës fansave (të parëve), skuadrës së punës dhe Netflix. Dhe ty i dashur Profesor. Do më mungojë argëtimi me ty. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro, i njohur për rolin protagonist të profesorit që udhëhiqte skuadrën e hajdutëve.

Video e tij mbërriti 2 milionë klikime në pak orë dhe mes shumë urimesh nga fansa, kishte dhe mbështetje mes kolegësh. Epo si çdo gjëje që i vjen një ditë fundi edhe ‘La Casa de Papel’ e pati fundin e saj./revistawho.com