“Do mbetem vetëm përgjithmonë”- Selena Gomez e frikësuar se nuk do gjej partner për të kaluar jetën. Pas ndarjes nga Justin Bieber, këngëtarja…

Selena Gomez ka folur hapur për jetën e saj sentimentale. Këngëtarja është shprehur se mendon që nuk do ta gjejë kurrë një partner dhe do mbetet vetëm përgjithmonë.

27-vjeçarja në një video të publikuar në YouTube foli rreth tekstit të këngës së saj “Rare”,  ku tregon se e vendos theksin tek rëndësia e të kuptuarit të vetëvlerësimit.

Por gjithashtu shton se ka disa ditë kur ajo beson se kurrë nuk do gjejë një partner për të kaluar jetën.

“Ka ditë që kur zgjohem mendoj ‘do jem vetëm përgjithmonë’. Por pas 15 minutash i them vetes që ekziston gjithmonë një person për dikë,”- rrëfeu Selena.

Selena-2

Ndërsa më pas u shpreh se është akoma e vogël dhe nuk është fundi për të.

Selena nuk është në një lidhje që pas përfundimit të marrëdhënies së saj me Justin Bieber.

Çifti u ribashkua për pak kohë në vitin 2018 por Justin e la përfundimisht Selenën duke u rikthye tek modelja Hailey Baldëin me të cilën u martua.

Albumi Rare i Selenës hedh dritë mbi ndarjen e saj të dhimbshme dhe jep mesazh mbi fuqizimin e vetes.

Prej kohës ylli i popit ka folur me fansat në lidhje me betejat e saj që është përballur gjatë 10 vjeçarit të fundit.