‘Do martohesh’, karantina i prish planet Flori Mumajesit
Koronavirusi na erdhi pa pyetur dhe shumë prej nesh nuk e pritën aspak mirë.
Kjo, pasi në këtë periudhë kishim plane të tjera, të cilat do të duhet t’i shtyjmë.
Kjo gjë i ka ndodhur edhe Flori Mumajesit!
Ditën e djeshme i ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, këngëtari tregoi se COVID-19 i prishi planet e dasmës.
Arditi pyeti Florin, Brunon dhe Klajdin se kur do të martohen dhe secili dhe përgjigjen e tij.
Flori tha se kishte në plan që këtë vit të martohej, por situata i prishi planet.
“E kisha bërë në plan që këtë vit të martohesha, por s’më eci”, tha ai duke qeshur, shrkuan IconStyle.
Ndërkohë tha se dashuria më e madhe e tij është muzika.
Nga përgjigjet e artistëve u vu re se Klajdi është ai që do të martohet më shpejt, ndonëse nuk e pranoi.
Klajdi tha se është në ato ujëra, pra po mendon që të martohet, por pa zbuluar se me kush i ka vjedhur zemrën.
Ndërsa, Bruno tregoi se si fillim dëshiron të punojë për të bërë para pastaj të martohet.