“Do kisha dhënë gjithçka që fëmijët e mi të ndjenin dashurinë tënde hyjnore”/ Miriam Cani i dedikon fjalët prekëse nënës saj të ndjerë
Miriam Cani e ka nisur këtë të shtunë më melankolike se asnjëherë.
Ajo ka kujtuar nëpërmjet një fotoje në Instagram ditëlindjen e nënës së saj duke i dedikuar edhe disa fjalë prekëse.
”Gëzuar ditëlindjen e bukura ime, më mungon në çdo frymëmarrje mami. Do kisha dhënë gjithçka që Ameli dhe Duam të ndjenin njëherë aromën tënde të ëmbël dhe dashurinë tënde hyjnore”, shkruan artistja e njohur në postimin e saj në Instagram. Alban Skënderaj ka realizuar një këngë për nënën e bashkëshortes së tij 10-vite më parë. Kantautori i kishte shkruar këto vargje të ndjera si një dedikim, por kishin vendosur të mos i bënin publike dhe dhimbjen ta mbanin për vete.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një ndër çiftet më të dashura në vendin tonë. Megjithëse janë aktivë në rrjetet sociale, ata rrallë herë ndajnë poza krah njeri tjetrit.
Këngëtarja ka befasuar rrjetin me disa poza romantike krah Albanit. Çifti po shijojnë disa ditë pushime në bregdet ku nuk kanë nguruar të ndajnë edhe disa foto romantike së bashku.
Këngëtari Alban Skënderaj dhe partnerja e tij, Miriam Cani kanë më shumë se 14 vite që janë krah njëri-tjetrit, ndërsa nga dashuria e tyre ata kanë sjellë në jetë dy fëmijët e tyre të ëmbël, Ameli dhe Duam.