“Do ketë kaluar ndonjë traumë…”/Fjorentina Halili e revoltuar me deklaratat shokuese të Dea Mishel për fëmijët!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili. Fjorentina njihet për natyrën e saj të të thënit gjërat ashtu siç i mendon, pa filtra. Duke qenë kështu, çfarë mendimi ka ish-banorja për edicionin e dytë të “BBV”, konkretisht për banorin më të përfolur Luiz Ejlli dhe për raportin e tij me Kiara Titon? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Opinioni i Fjorentinës për Olta Gixharin?
Olta është një aktore që unë nuk i kam parë asnjë film. Me atë nuk diskuton dot sepse flet gjithë kohës dhe nuk e di se çfarë thotë. Në javën e fundit nuk kam arritur të dallojë diskutimin që ajo ka bërë. Një lojtare e fortë nuk e tregon që është, ia tregon publiku. Ka manin të thotë që ‘jam unë, jam lojtare, ti nuk me njeh mua’. Në momentin që i vë në dukje këto gjëra ti nuk ke besim te vetja. Unë Oltën nuk e shikoj fare aty. Mendoj që duhet të kishte dalë jashtë.
Kë banor do bënte Fjorentina për të qarë?
Dean dhe Amosin. Amosi është një nga djemtë që kam thënë gjithmonë që më pëlqen por me këto të fundit që ka bërë do ta bëja të hante veten me dhëmbë.(qesh) Dea nga ana tjetër do të ketë kaluar ndonjë traumë në fëmijëri që çdo shaka e ka me fëmijët, me shitjen e organeve të tyre, ka bërë edhe batuta për fëmijët jetimë. Kur të bëhet nënë do e kuptoj se çfarë do të thotë të kesh një fëmijë.
Top Albania Radio