“Do hamë ushqim të mirë”, Bebe Rexha viziton për herë të parë Kosovën: Do shkoj edhe në Dibër
Bebe Rexha ka vizituar për herë të parë Kosovën, e cila do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival 2024”.
Këngëtarja shqiptare është shprehur se ndihet tepër e emocionuar që ka vizituar Kosovën dhe se gjithashtu ka një surprizë për fansat e saj.
“Jam shumë e emocionuar që jam këtu. Kanë ardhur dhe prindërit e mi, mami dhe babi, ndaj jam shumë e emocionuar. Do shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam tepër e emocionuar për këtë. Do të shohim njerëzit, të bisedojmë me ta. Thjesht të jem e inkuadruar në kulturë.
Performanca në Sunny Hill? Kam disa surpriza. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time, të përfshij kulturën time. Kështu që kam vërtet disa surpriza emocionuese”, tha si fillim artistja e njohur.
Më pas ajo foli dhe për Dibrën, aty ku do të shkojë për një rast synetie.
“Po, do të shkojmë në Dibër”, tha ajo.
tpz.al