Do guxonit të vishnit një palë bikini si të Duas?
Që Dua na surprizon me fotot e saj, këtë tashmë e dimë. Po këto të fundit na bëjnë t’iu pyesim nëse do guxonit të visheni në plazh si ajo?
Dua ka zgjedhur gjatë pushimeve një palë bikini të thurura që e mbulojnë shumë pak trupin e saj, ama theksojnë fizikun e tonifikuar të bukuroshes shqiptare.
Barku i sheshtë, trupi i tonifikuar mori vëmendjen e ndjekësve të cilët komentuan pafund.
Këto rroba banjo duhet theksuar se janë ndër trendet e këtij viti dhe te Dua, duken shumë bukur.
Tani i rikthehemi pyetjes tonë: Do i vishnit?/revistawho.com