“Do e nxirrni ju jashtë apo ta nxjerr unë?” Përplasje e ashpër mes Adës dhe Mikelës
Ditën e djeshme në “Për’puthen” është transmetuar takimi mes Brunos dhe Adës. Ky takim erdhi pas atij që Bruno pati me Mikelën, por që përfundoi jo mirë. Mikela reagoi në mënyrë impulsive ditën e sotme pas transmetimit të klipit të tyre. Fillimisht, ajo u përplas me Brunon, duke zbuluar madje se edhe kanë komunikuar jashtë emisionit.
Bruno përmendi faktin që Mikela është tradhtuar nga ish-i fejuari duke e cilësuar si femër të papjekur. Ndërkohë që Mikela tregoi se Bruno e ka kërcënuar për mënyrën e komunikimit.
“Pas debatit këtu, kemi pasur një bisedë të gjatë. Kam kërkuar dhe ndjesë se ishte prekur dhe në fund i futi një “shut up”, gjë që nuk ma thua dot as ti dhe askush tjetër këtu.”– tha Mikela.
E ashpër ishte edhe përplasje e saj me Adën. Të dyja vajzat ngritën zërin dhe ofenduan njëra-tjetrën. Madje në një moment Bruno u ngrit nga vendi i tij dhe u kërkoi të qetësoheshin pasi u duk se mund të kishin një përplasje fizike. Shkak i zërit ishte fakti që Ada kishte marrë një libër në takimin me Brunon dhe Mikela ironizoi veprimin e saj.
Mikela: Do ti mbushësh mendjen publikut se nuk jam kështu, që jam më shumë.
Ada: Nuk dua të të flas fare.
Mikela: Je injorante fare.
Ada: Je ti injorante.
Mikela: Ke ardhur këtu, debate me njerëzit. Idiote fare, o zot i madh.
Ada: Ta nxjerr unë jashtë apo…
Mikela: Mos më kthe mua kurrizin.
Ada: Po nuk je askush.
Mikela: Qepe se do të të kap për lesh koke.
Ada: Mos më trego mua lesht e kokës se jam e vogël po të ngre në ajër.
Bruno: Jeni femra, rrini urtë.
View this post on Instagram
/News31