Do e mendonit dot që kjo çantë e Chiara Ferragnit kushton 100 mijë euro?

Chiara Ferragni është sulmuar rëndë nga fansat pasi u fotografua në qendër të Milanos, pa maskë dhe me një çantë që kushton 100.000 euro dhe për më tepër është krijuar nga lëkura e krokodilit. Kaq ka mjaftuar që të vërshojë një lum komentesh ndaj saj.

Një pjesë e ndjekësve e kritikojnë për faktin që ‘blogger-ja’ shpesh jep mesazhin e mbrojtjes së kafshëve, ndërkohë që vet zgjedhë të shpenzojë qindra mijëra euro për një çantë të punuar me lëkurë.

Nga ana tjetër jo pak kritika janë bërë për faktin që nuk ka mbajtur maskë gjatë daljes në publik.

Në një moment kur e gjithë bota po vuan nga pandemia, shumë persona po humbin jetën, ndërsa të tjerë kanë mbetur pa punë, një lëvizje e tillë e pamenduar nga Chiara sigurisht që shkakton zhurmë. Vetë ‘blogger-ja’ nuk ka reaguar akoma./revistawho.com