“Do e bënte Luana por…”, Xhani Demika ‘hap thesin’ dhe zbulon detajet para nisjes së “Big Brother VIP 1”

Xhani Demika ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Ora verore”. Ai ka rrëfyer disa detaje lidhur me prapaskenat e “Big Brother VIP Albania”.

Si fillim, ai tha se nuk do të bëhej kurrë pjesë e këtij reality-show si dhe theksoi se ftesa i ka ardhur në kohën kur thuhej se programi do të prezantohej nga Luana Vjollca.

“Më ka ardhur ftesa kur u diskutua që do ta bënte Luana. Shumë vonë e kam marrë vesh nga mediat që do ta bënte Arbana. E kam shumë problem pjesën e përballimit të mbyllur në ato mure. Nuk do ta pranoja”.

Por ai tha se do të pranonte me shumë kënaqësi që të ishte pjesë e “Dancing with the Stars”.

“Dancing with the Stars” do ta pranoja më shumë qejf. Është diçka argëtimi që do ta pranoja me gjithë qejf”, tha ai.

I njohur ndryshe si ‘menaxher i Vipa-ve’, Xhani Demika foli edhe për debatin e disa viteve më parë me Romeo dhe Donald Veshaj.

Xhani tregoi se për 4 vite nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me dy djemtë. Ai ka thënë se hatërmbetja vjen nga ana e tij dhe jo nga ana e Donaldit dhe Romeos.

“Kemi pasur një debat, nuk kemi folur për 3-4 vjet me Donaldin dhe Romeon. Më ka ngelur mua qejfi. Ok janë shumë më të vegjël, janë 4-5 vjet më të vegjël se unë. Por kur e kam parë Donaldin brenda në Big Brother VIP jam prekur shumë nga historia e tij. Thashë ok Xhani, ti duhet të mbështesësh Donaldin. Më ka ardhur një mesazh nga Romeo, ku më thoshte se nuk ia priste mendja që ti të mbështesje Donaldin. Jemi takuar pas dy ditësh. Kur ka dalë Donaldi jemi përqafuar dhe bërë fotografi. Jam befasuar nga Donaldi, pasi nuk i ka dashur rrjetet sociale, kurse Romeo ka qenë më i futur në jetën publike. Mori një kthesë shumë të madhe Donaldi”, ka thënë Demika.

Iconstyle