Do dalë sonte nga BBV, banori ndihet i zhgënjyer: Asnjëri nuk më do mua këtu brenda

Garë e fortë mes konkurentëve në Big Brother.Eni është njëri prej tyre. Mirëpo, duket se Eni nuk po e gjen aspak të lehtë qëndrimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,

Teksa zinxhiri i zhvilluar në prime të së shtunës ngjalli të tjera polemika. Ishte pikërisht ky, momenti kur Eni kuptoi që nuk ka lidhje të forta brenda shtëpisë së BBV.

Kur u bë zinxhiri dje, e kuptova që vërtet nuk kam dhënë dhe asnjëri nuk më do këtu brenda sepse unë ngela i fundit në zinxhir dhe kjo nuk është faji i këtyre.

Thjesht unë nuk jam shprehur sepse çdo debat bëhet rreth këtyre të dyve. Këta kanë krijuar njohjet e tyre që në fillim, ne që u futëm tani e kemi shumë të vështirë…

Kujtojmë se në primen e sotëm do jetë një natë e gjatë me shumë surpriza dhe të papritura si dhe debate të forta si zakonisht.

Në nominim janë 4 banorë: Olta, Kristi, Tea dhe Eni. Njëri prej tyre do lërë përfundimisht sonte shtëpinë e BBV.