“Do bëjmë fëmijë dhe do t’i shesim”, Amosi dhe Dea Mishel “planifikojnë” të ardhmen!
“Big Brother Vip” është bërë tema më e përfolur në vendin tonë. Nga përplasjet deri te deklaratat e pazakonta, gjithçka po ndodh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Së fundmi një bisedë e Amosit dhe Dea Mishel ka “shokuar”.
Në fokus të bisedës janë fëmijët.
Amosi iu drejtua Deas duke qeshur: “Do bëjmë 27, 4 do i mbajmë dhe pjesën tjetër t’i shesim”, ndërsa ajo vijon sërish “me humor”, duke thënë: “Do i shesim vetëm organet apo të plotë? (Qesh)”.
Një humor i zi që duket se shqetëson ndjekësit që reagojnë menjëherë në rrjetet sociale.