Do bëhet së shpejti baba, Pete Davidson i emocionuar: “Ishte ëndrra ime”

Pete Davidson ka ndarë emocionet që po përjeton lidhur me pritjen e fëmijës së tij të parë me partneren Elsie Hewitt, vetëm pak ditë pas lajmit që çifti do të bëhen prindër.

Gjatë premierës së filmit të tij të ri “The Home” në New York, aktori 31-vjeçar u shpreh për E! News:

“Të gjithë janë jashtëzakonisht të lumtur për mua, sepse e dinë që ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Të gjithë më thonë që do të jem një baba i shkëlqyer. Është gjëja më e bukur që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Madje Adam Sandler më ka dhënë disa këshilla të mrekullueshme.”

Davidson, i cili humbi babain e tij në sulmet e 11 shtatorit, është shprehur prej vitesh se të bëhej baba ka qenë një nga dëshirat më të mëdha të jetës së tij.

“Kur bëhesh me fëmijë, dëshiron që t’i japësh atij gjithçka që ty të ka munguar dhe të shmangësh gjërat që të kanë lënduar,” tha ai.

Do bëhet së shpejti baba, Pete Davidson i emocionuar: "Ishte

Sa i përket mënyrës si u njoh me partneren e tij, Elsie Hewitt, Davidson rrëfeu:

“Na prezantuan disa miq të përbashkët. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte diçka në atë moment, por sapo u pamë, e ndjemë se ishim për njëri-tjetrin. Do të thosha se ajo është versioni femëror i imi dhe unë jam ai mashkullor i saj. Qeshim gjithë ditën. Jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar.”

Çifti bëri daljen e tyre të parë publike në muajin maj, në eventin vjetor Blossom Ball, ndërsa së fundmi Hewitt ndau disa foto në Instagram ku tregon barkun e saj të rrumbullakosur.

Anabelmagazine