Do bëhet nënë për herë të parë, Katy Perry zbulon gjininë e fëmijës në mënyrën më të ëmbël

Katy Perry zbuloi se është shtatzënë në këngën e saj të fundit të publikuar.

Dhe tani këngëtarja ka treguar edhe gjininë e fëmijës që pret me të fejuarin e saj Orlando Bloom.

Në një koncert në Melbourne muajin e kaluar, Katy tha se shpresonte të bëhej me vajzë dhe dëshira e saj u plotësua.

Katy tregoi se ëndrra e saj u realizua pasi publikoi një foto të Orlando me fytyrën e mbuluar me pastë me ngjyrë rozë.

“Është vajzë”- shkroi ajo, ndërsa postimin e shoqëroi me dy emoji zemre.

Dhe fansat i dërguan menjëherë urimet e tyre. Këngëtarja 35-vjeçare njoftoi shtatzëninë në fillim të këtij muaji ku tregoi barkun e rrumbullakosur në videoklipin e këngës “Never Worn White”.

Katy dhe Orlando do martoheshin këtë vit në Karaibe por iu prishën planet nga koronavirusi.