“Do bëhet baba së shpejti”- Arbana Osmani shtatzënë me shpirtin e saj binjak Eduart Grishajn, zbulon lajmin e bukur në urimin për ditëlindje
Eduart Grishaj sot feston ditëlindjen. Dhe ka marrë dhuratën më të bukur nga partnerja e tij Arbana Osmani.
Çifti i njohur janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Lajmi e dha vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetet sociale ndërsa uroi Eduartin për ditëlindje.
Ndërsa e quajti shpirti i saj binjak, ajo tha se partneri i saj do bëhet së shpejti baba duke nënkuptuar se është shtatzënë.
“Gëzuar ditëlindjen shpirtit tim binjak, shokut tim të ngushtë dhe atij që ka zemrën time (i cili do të bëhet baba së shpejti). Të dua Eduart Grishaj,”- shkroi moderatorja.
Eduarti dhe Arbana janë prej disa kohësh të lidhur. Moderatorja i dha fund martesës me bashkëshortin e saj me të cilin e ka edhe një djalë.
Tani duket më e lumtur se kurrë në krahët e partnerit të ri, sa kanë marrë hapin për të krijuar familje së bashku.
Panorama Plus