“Do bëhesha gjysh, tani s’jam as baba”, i vetmi që mbijetoi nga familja e tij nga tërmeti, rrëfimi prekës i Albert Carës

I vetmi i mbijetuar i familjes Cara, kryefamiljari Alberti ka rrëfyer në këtë 1 vjetor të tragjedisë së tërmetit ku humbi të gjithë pjestarët e familjes dhimbjen që përjetoi.

Albert Cara shprehet se gjatë tërmetit të parë nusja dhe i biri dolën jashtë banesës për të pirë kafe mirëpo u rikthyen sërish në orën 3 për tu përbalur me tragjedinë që i mori jetën. Cara thotë se ato momente kanë qënë tmerr për të pasi pa të gjithë familjarët e tij duke i ikur para syve. Ndër të tjera ai zbuloi se nusja e tij ishte shtatzënë, mirëpo tani nuk është as gjysh e as baba.

“Atë natë ra i pari i lehtë nga ora 8, Miri dhe nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në koridor, kur ra tërmeti, nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rash në katë të parë. Gruja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatarrua gjithçka. Do bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as baba,” tha ai me lot në sy për ‘news24’.