Djemtë VIP shpallin sfidën e trëndafilave, Endrit Mërtiri mund Ledri Vulën

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ledri Vula ka postuar në Instagram një foto ku pozon me një trëndafil të kuq në dorë. Ndjekësit e pyesin me kureshtje se kujt vajze do ia dhurojë, ndërsa e komplimentojnë për shpirtin romantik që ka si reper. Ndërkaq duket se nisur nga pozat e djemve VIP me trëndafila, kjo mode e re po merr përmasat e një sfide të hapur publike, nëse shohim një tjetër postim në Barcelonë të fotografit të famshëm të VIP-ave, Endrit Mërtiri. Ai ka pozuar pranë një sfondi ku shihen gati 50 trëndafila të kuq. Ky detaj i ka rënë në sy Ledrit, i cili “e ka pranuar humbjen” ndaj Mërtirit në këtë sfidë trëndafilash. “Hahah paske më shumë”, i shkruan ai poshtë fotos, koment që fotografi i përgjigjet duke qeshur me të madhe.