Djemtë e “West Side Family” i këndojnë komshies, kureshtje për identitetin e saj

Një ditë më parë grupi i njohur “West Side Family” ka publikuar klipin e tij më të fundit të titulluar “Komshia”.Këtë herë Landi Hysi dhe Armir Shahini kanë sjellë një klip mjaft veror dhe ritmik duke të të sjellë në kujtesë stilin e tyre të vjetër të këngëve.Ndërkohë kujtojmë se që pas ndarjes nga jeta e Dr. Florit, (4 vjet më parë), grupi u rikthye vetëm pak kohë më parë me këngën “Beso” ku kishte pjesë nga kënga e papërfunduar e shkruar nga ai, duke sjellë një tribut për të, sipas Panorama Plus. Por këtë herë ata kanë vendosur të vijnë mjaft ritmikë në këtë produksion të ri.