“Djemtë e bukur janë helmues”- Megan Fox e ka vendosur, do i thotë të gjitha sekretet e burrave në një…

Aktorja e njohur amerikane, Megan Fox nuk ka qenë me shumë fat përsa i përket romancave të dashurisë.

Fox vetëm 3 vite më parë i dha fund martesës së saj 11-vjeçare me Brian Austin, ndërsa ka nisur një lidhje të re me Machine Gun Kellly e cila nuk është shumë e qëndrueshme.

Së fundmi ajo ka vendosur që të shkruajë një libër me poezi, përmes së cilit aktorja ka si qëllim që të zbulojë sekretet e meshkujve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Megan teksa publikoi një foto në Instagram të kopertinës së librit të saj më të ri.

Kopertinën e librit të saj që quhet “Djemtë e bukur janë helmues”, ku duket qartë goja e një gruaje duke kafshuar një gjarpër.

Ndërsa krahas saj Fox ka shpjeguar edhe qëllimin e librit të saj.

“Këto poezi janë shkruar në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Kam kaluar gjithë jetën time duke mbajtur sekretet e njerëzve. Trupi që dhemb nga pesha e mëkateve të tyre”, u shpreh ajo.

Ndërsa vazhdoi: “Liria ime vazhdon në këto faqe dhe shpresoj se fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre, duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur në errësirë, por që nuk është harruar.”