Djali i Ylli Ndroqit sot 1 vit i martuar, shikoni ç’ka ndodhur me nusen

Celebrimi i Redon Ndroqit dhe partneres së tij nga Armenia, Mariam Akopyan para një viti në Tiranë u konsiderua si dasmë ëndrrash pasi e gjithë ceremonia i ngjasonte një filmi të vërtetë. Çifti kurorëzuan dashurinë me një maratonë ceremonish që nisi me darkën madhështore VIP në Pallatin e Kongreseve. Sot Redoni dhe Mariami kanë ditën e 1 vjetorit të martesës, dhe me këtë rast janë të ftuarit specialë nga “Sheraton” për një darkë romantike në suitë presidenciale. “Story.al” ju sjell fotot e çiftit, bashkë me lajmin se tashmë ata po presin të bëhen prindër për të herë të parë të një vajze. Nusja e re në familjen e Ndroqit është shtatzënë ndërkohë që prej nëntë muajsh mban postin e drejtoreshës së grupit mediatik “Yldon Media group”. 28 vjeçari i diplomuar për biznes në Londër dhe partnerja e tij e diplomuar për media e marketing, u njohën para katër vitesh rastësisht gjatë pushimeve, takim që i çoi në martesë.