Djali i Presidentit romancë me ish-këngëtaren?
Dikur njihej si vajza e muzikës por sot Adea Pula tërheq shumë vëmendjen me posimet që bën në Instagram. Ndërkohë sot po qarkullon lajmi se Ish-këngëtarja e cila ka kohë që nuk po merret me muzikë dhe djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti janë në një lidhje dashurie.Ndonëse nuk kanë lënë asgjë për të dyshuar, nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe daljet i kanë të fshehta, burime të afërta me çiftin e ri kanë bërë të ditur për lajmi.net se ata janë bashkë.Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me të dy, por ka qenë e pamundur. Sipas mediave të Kosovës kujtojmë se Endrit Thaçi është emër shumë i komentuar në media sa i përket jetës private, lidhjeve me femrat. Gjithashtu e komentuar ka qenë edhe Adea Pula, për të cilën thuhej se ishte bashkë me djalin e Ardit Gjebresë, Jonin, i cili sot është i fejuar me dikë tjetër. /Story.al/