Djali me fat Algen Nikolla, miqësitë VIP nga Pamela Anderson tek Eva Longoria

Algen-Nikolla-2

Algen Nikolla, djali nga Lezha që gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother 4” rrëfeu për miqësitë speciale me VIP-at kryesisht italianë e të vendeve të tjera botës, përveç me fat është edhe një djalë shumë i zoti. Organizatorin e dasmës madhështore të showgirl-it italian Valeria Marini dhe sipërmarrësit Giovani Cottone pak vite më parë, tashmë e shohim organizator apo të pranishëm në party Vip të bamirësisë. Së fundi Algeni ka postuar foto në Instagram me ikonën seksi të kinemasë Pamela Anderson, dhe po ashtu me një nga figurat më të bukura dhe interesante të serialit shumë të ndjekur edhe në Shqipëri “Shtëpiake të dëshpëruara”, Eva Longoria. Duke qenë se njohjet e tij me këtë vajza të famshme janë tejet miqësore ai i lejon vetes edhe ndonjë batutë më shumë me to, marrëdhënie që shumë djem shqiptarë do ia kishin zili. Do të veçnim në këtë rast mbishkrimin e fotos me Pamelën, ku shkruante: ”Life lesson from zysh Pamela” (Leksion jete nga zysh Pamela).