Djali i Lorik Canës bën 3 vjeç, foto nga festa në Tiranë

Djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e tij. Vogëlushi Boiken mbushi 3 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë babi Lorik dhe mami Monika kanë organizuar një festë me miqtë e tij të vegjël, shkruan Who. Festa është organizuar në një nga lokalet e kryeqytetit me një dekor ku mbizotëruese ishte ngjyra blu. Vogëlushët duken mjaft të angazhuar, duke festuar mes lojërave dhe ushqimeve. Boiken është fëmija i vetëm i çiftit Cana dhe ka ardhur në jetë një vit pas kurorëzimit me martesë të historisë disavjeçare të dashurisë së prindërve të tyre.