Djali i Will Smith reagon pas shuplakës që i ati i dha Chris Rock në mes të skenës!

Chris Rock u ngjit në skenën e cmimeve Oskar dhe u përpoq të bënte atë që di më mirë: te jetë komik! Por humori i tij për bashkëshorten e vet, nuk i pëlqeu aspak Will Smith-it.

Pasi bëri shaka me Javier Bardem dhe gruan e tij, Rock shënjestroi gruan e Smith: “Jada, të dua. GI Jane 2, mezi pres të të shoh”, u shpreh ai duke u tallur me faktin që Jada Pinkett Smith është tani po aq qerose sa Demi Moore në rolin e GI Jane. Por ajo ndërkohë vuan nga sëmundja e alopecisë, prej së cilës i bien flokët, ndaj dhe është qethur zero.

Will u ngjit në skenë dhe e goditi, duke i befasuar të gjithë, Ndërkohë, i biri Jaden e mbështeti veprimin e të atit. “Ja, kështu i bëjmë gjërat ne”, ka shkruar ai në Twitter.

Pasi Smith e goditi në fytyrë Chris Rock dhe i kërkoi që të mos e përmendte gruan e tij, Rock tha se “kjo ishte nata më e mirë në historinë e televizionit”. Smith më pas kërkoi falje, gjatë fjalimit të tij pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë. “Dua t’i kërkojë falje Akademisë dhe të nominuarve të tjerë”, tha ai.