Djali i vogël i Boris Johnson është një kopje e tij! Dalin fotot ku është duke pikturuar dhe shihni se sa është rritur

Djali i vogël i kryeministrit të Britanië së Madhe, Boris Johnson, Wilfred është rritur tashmë dhe mundet edhe të pikturojë vetë.

Sikurse mund të shihet edhe nga fotot ai është një kopje e vogël e kryeministrit Britanik, pasi shihet edhe me flokët kaçurrelat bionde.

Wilfred ishte veshur me një palë tuta të kuqe dhe të bardhë, si dhe një triko ngjyrë gri. Piktura që ai pikturoi iu dërgua një 89-vjeçareje, Betty Boyes, e cila kaloi Krishtlindjet në shtëpinë e kujdesit Hazelgrove Court, në North Yorks.

Ishte vetë gruaja e Johnson, Carrie Symonds, e cila ndau një foto të djalit të tyre vetëm shtatë muajsh, ku ajo e mbante atë në krah.