Djali i vetëm i Vjosa Berishës rrëqeth me dedikimin për të ëmën: “Të dua përjetësisht Ota”

Vdekja e parakohshme e producentes Vjosa Berisha dy ditë më parë i tronditi të gjithë ata që e njihnin. Ajo humbi jetën nga kanceri i vezoreve, të cilin e kishte zbuluar vetëm një vit më parë. Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në “Instagram”. Regjisorja ndodhej në një spital të Londrës, ku po kurohej.

Pas shumë ngushëllimeve nga personazheve publike, ka reaguar edhe djali i Vjosës, Leka. Ky i fundit ka shpërndarë në “Facebook” disa foto me të ëmën në momente te ndryshme të jetës. “Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, ka shkruar Leka përmbi fotot.

Ndërkohë, ngushëllimet kanë qenë të shumta nga persona të ndryshëm, të cilën ndonëse nuk e kishin njohur personalisht Vjosën, e ndjejnë dhimbjen e largimit të saj pafundësisht.