Djali i Rudi Vatës me hapa të mëdhenj, aktivizohet sërish me skuadrën e parë të fituesve të “Tripletës”

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata, Roko, është aktivizuar dhe njëherë tjetër me skuadrën e parë të Sëlltikut në kampionatin skocez.

Sulmuesi 17-vjeçar, i cili luan për Irlandën, është aktivizuar 6 minuta në fitoren që keltët arritën përballë Ros Kaunti me rezultatin 0-2.

Kjo është ndeshja e dytë që ai është aktivizuar me skuadrën e parë të fituesve të “Tripletës”, me skuadrën kelte që është pranë fitimit të titullit kampion në Skoci.

PANORAMASPORT.AL